INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama i revoltuar: “Edhe pse mosfunksionimi i radarëve  u denoncua ende nuk është bërë asgjë”, ja deklarata e tij

Luan Rama i revoltuar: “Edhe pse mosfunksionimi i radarëve u denoncua ende nuk është bërë asgjë”, ja deklarata e tij

Publikuar më: 10:44 21-09-2017

Para 20 minutash Luan Rama postoi në profilin e tij në  Facebook, Radarët të fikur, trafikantë në punë, shteti fle gjumë! 

Para disa javësh Haki Çako denoncoi se radarët e antidrogës ishin fikur gjatë operacioneve të antidrogës, por kjo gjë mesa duket paska vazhduar sërish. Luan Rama shprehet i revoltuar dhe me akuza kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ai e quan kriminel dhe bashkëpunëtorë të krimit, Luan Rama e quan deklaratën e Xhafajt “nonsens”.

Deklarat e plotë e Luan Ramës:

Radarët të fikur, 
trafikantët në punë, 
shteti fle gjumë!...

Megjithëse po bëhet një muaj që prej denoncimit publik të faktit se sistemi i radarëve të vëzhgimit të hapësirës tonë detare nuk funksionon, ç'ka ka çuar, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako në dështimin e operacioneve të Policisë së Shtetit për bllokimin e trafikimit të drogës përmes detit, ende nuk ka një reagim zyrtar e të përgjegjshëm nga Prokuroria në lidhje me këtë çështje!
Radarët të fikur, trafikantë në punë, shteti fle gjumë! 
E në përpjekje për ta "prishur" këtë trinitet kriminal, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh para disa ditësh: "garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje!"
Pa e vënë në dyshim as vullnetin dhe as vendosmërinë e zotit ministër, deklarata e tij ka një nonsens, sepse nuk mund ta nisë ai hetimin e kësaj çështjeje, pasi nuk ka asnjë tagër ligjor! Përveç kësaj, për sa kohë dimë që pas shqetësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pati një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që hidhte poshtë pretendimet e tij, presupozohet që edhe vetë Policia e Shtetit të jetë subjekt nën hetim po aq sa QNOD-ja dhe vetë Ministria e Mbrojtjes.
Organi i vetëm që mund të investigojë e të hetojë sipas ligjit është Prokuroria, jo Ministria e Brendëshme, aq më tepër po të kemi parasyshë që QNOD-ja ku është Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare është nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes!
Një gjë është e qartë: ka mungesë të bashkëveprimit ndëroperacional midis dy ministrive, gjë që ka çuar në krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike! 
Këtu duhet të investohet Prokuroria! 
Në fakt duhej të ishte investuar që në çastin kur u bë publik shqetësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Por, meqenëse nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria se ka nisur qoftë edhe kryesisht hetimin e këtij skandali me pasoja kriminale, Ministri i Brendshëm mund ta zgjojë Prokurorinë, duke e denoncuar çështjen zyrtarisht në organin e akuzës!

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096