INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama, kritikon strukturat e policisë për grabitjet spektakolare: Lerini karshillëqet

Luan Rama, kritikon strukturat e policisë për grabitjet spektakolare: Lerini karshillëqet

Publikuar më: 09:40 10-08-2016

Ish Ministri i Brendshëm, Luan Rama i shqetësuar për sigurinë në vend ka kritikuar strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Për të përditshme Sot, Sekretari i LSI, thotë se përgjegjësia për vjedhjet është mbi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, të cilave u kërkon që të jenë më të përgjegjshme në punën e tyre.
“Ngjarjet e tilla të shtuara nuk mund të mbulohen me statistika apo ndonjëherë edhe me konferenca shtypi. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit kushdo tjetër që ka detyrime ndaj sigurisë kombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi, duhet të bashkëpunojnë e t’i lënë karshillëqet dhe lojërat e fjalëve”, thotë Luan Rama.
Rama sqaron dhe njëherë detyrat e institucioneve, që merren me sigurinë dhe analizon dhe vjedhjet e muajve të fundit.
“Mbrojtja e rendit dhe e sigurisë publike janë detyrë kushtetuese e Ministrisë së Brendshme dhe më drejtpërdrejtë e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është përgjegjëse për garantimin e rendit dhe të sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Fakti që kanë ndodhur grabitje të rënda në një hark të shkurtër kohor, theksoj atë të Rinasit, e cila ishte në përmasat e një skandali, tregon se institucionet përkatëse nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre dhe se duhet të reflektojnë. Mund të konsiderohet edhe si një papërgjegjshmëri në përmbushjen e detyrimeve të sigurisë së vendit”, shtoi Luan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225