INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama reagon pas deklaratave të ambasadores gjermane: ‘’Në Gjermani, kancelari nuk kandidon në lista deputetë kriminelë’’

Luan Rama reagon pas deklaratave të ambasadores gjermane: ‘’Në Gjermani, kancelari nuk kandidon në lista deputetë kriminelë’’

Publikuar më: 21:29 18-03-2019

Ish-deputeti i LSI Luan Rama nëpërmjet një reagimi pak më parë, i është përgjigjur deklaratës së Ambasadores gjermane, e cila shprehu keqardhjen për tensionet politike në vend.
Sipas Susanne Schütz, Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit ndaj nuk duhet të humbet kohë.

Në përgjigjen e tij, Luan Rama shprehet se ambasadorja as që e ka idenë se në ç’gjendje është cilësia e demokracisë në Shqipëri, ku sipas tij shumicën parlamentare e përcaktojnë votat e blera nga grupet kriminale dhe jo vullneti i lirë i qytetarëve, siç nuk ndodh në Gjermaninë e saj e kudo tjetër në botën demokratike.

Më tej, Rama shkruan se në Gjermani nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kancelari Federal të ketë marrë në mbrojtje e të ketë kandiduar në listat e partisë së vet kriminelë, për t’i bërë deputetë dhe kryetarë bashkish.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039920806884766