Kandidati i LSI për deputet Luan Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka shpallur fitoren për qarkun e Tiranës ende pa u mbyllur procesi i votimit.
Postimi
"LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!
Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti!
LSI forcë e paparë!”, citohet në mesazhin e Luan Ramës"