Të shembet apo të mos shembet Teatri? kjo është çështja". Kështu e nis statusin e tij deputeti i LSI-së Luan Rama, ku ndër të tjera sulmon dhe Robert Ndrenikën.
"E sot, më duhet ta pyes mikun tim “Artist të Popullit”, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes “Kjo është tokë e shenjtë !”për atë hapësirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?”, shkruan Luan Rama.
Ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i Ndrenikës i cilit e quan deputetin një disinformator të popullit.
"More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”, por nuk ma priste fiqiri se më dole “dez INFORMATOR”, shkruan artisti.