INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama thirrje kryeministrit: Distancohu nga dhuna ndaj fjalës së lirë

Luan Rama thirrje kryeministrit: Distancohu nga dhuna ndaj fjalës së lirë

Publikuar më: 13:44 29-08-2017

Nën kryetari i LSI, Luan Rama në një konferencë për mediat ka reaguar për kontrollin që policia ushtroi në ambientet e gazetës "Koha Jonë" dhe për shoqërimin e botuesit Nikollë Lesi i cili më vonë u la i lirë.

Ai iu doli në mbrojte gazetës dhe botuesit.

“Në emër të LSI jam këtu për t’u solidarizuar me gjithë ekipin dhe drejtuesin e ‘Koha Jonë’, duke i mbështetur. Dëshiroj të denoncoj si një akt të papërgjegjshëm dhunën shtetërore ndaj ‘Koha Jonë’. Kjo është shprehja më domethënëse si dëshmi e degradimit të këtij pushteti”, tha Luan Rama.

Rama gjatë fjalës së ti i bëri thirrje kryeministrit të distancohet nga arroganca duke kërkuar edhe dënim të autorëve që sipas tij kanë dhunuar fjalën e lirë.

"Arrogancë e pushtetit ndaj lirisë së fjalës. Në emër të LSI jam këtu për tu solidarizuar me të gjithë punonjësit dhe pronarin e gazetës 'Koha Jonë" i duke u siguruar mbështetjen e LSI.

Denoncoj dhunën shtetërore ushtruar ndaj pronarit dhe disa punonjësve si shprehja me domethënëse e fyese e pushtetit aktual, arbitrariteti dhe arroganca ndaj kujtdo është e shëmtuar, por arroganca ndaj shtypit është kriminale.

Veprimi i policisë është në kundërshtim me ligjin.I bëj thirrje kryeministrit jo vetëm të distancohet por të marrë masat për të ndëshkuar autorët.

Prokuroria të marr në mbrojtje të drejtën për informim. Çdo pushtet që ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi shtypin ka humbur. 

Referuar edhe përvojës që na jep historia ftoj kryeministrin të distancohet dhe të dënohen ata të kanë ushtruar dhunë arrogancë ndaj gazetës Koha Jonë.

Kjo nuk është dhunë vetëm ndaj kësaj media por është dhunë ndaj lirisë së fjalës dhe shtypit të lirë" u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939