Rreth një muaj më parë u raportua se “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, këtë herë jo në versionin klasik por me personazhe publike. Ajo që ngjalli më shumë kuriozitet te publiku ishte se kush do e moderojë këtë format.Si fillim, burime për “Kryefjala.com” bën të ditur se prezantimi i “Big Brother VIP” i është ofruar Arbana Osmanit por ende nuk dihej nëse ajo e kishte pranuar ftesën. Gjithashtu “Panorama” shkroi se në fakt moderatorja e reality show do të ishte Luana Vjollca.
Por tashmë nuk ka më vend për diskutime pasi vendimi është marrë. Sipas “Kryefjala.com”, kjo bisesë është mbyllur.
Burime për portalin kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zotëron Top Channel-in dhe është vendosur që përfundimisht Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”.
Reality show pritet të nisë transmetimin në muajin tetor të këtij viti.