Ato janë dy nga motrat më të famshme të ekranit në vendin tonë dhe dy ndër moderatoret më të preferuara për publikun. Luana po ecën goxha mirë me programin e saj televiziv, por Marina s’ka qenë aktive në televizion që nga përfundimi i “C’est La Vie”.
Para pak ditësh na bëri përshtypje një detaj interesant, pasi motrat Vjollca të cilat ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën nuk kanë qenë shumë aktive në Instagramet e njëra-tjetrës dhe u krijua përshtypja sikur mes tyre mund të ketë pasur ndonjë zënkë të vogël, pasi Marina nuk e kishte uruar publikisht as për filimin e emisionit të ri.
Mirëpo këto dyshime morën fund tani. Marina publikoi një foto me të ëmën dhe motrën e madhe, ndërkohë që komentoi Luana duke thënë: “Mami mos kujton gjë që është top modele” dhe Marina ia ktheu: “Kam ca video që më mirë mos t’i postoj”. Ndërkohë një fanse u ka thënë që vetëm Luana mungon dhe Marina e etiketon dhe shkruan:
“Gjithmonë, më mungon”.