Simpatike, prezantuese të talentuara dhe të ëmbla, kështu mund ti quajmë motrat Marina dhe Luana Vjollca.
Aktive nëpër rrjetet sociale dhe thuajse çdo lëvizje e motrave sexy të showbizz-it përbën interes për publikun.
Së fundmi mesa duke Marina dhe Luana kanë filluar pushimet për vitin 2018 dhe këtë sekret na e ka zbuluar pak Luana duke treguar se me të është dhe bukuroshja që ajo e ka pikë të dobët pikërisht Marina.
Luana ka postuar një foto nga Milano ku shfaqet si gjithnjë shumë në formë teksa pozon para “Katedrales Duomo”.
Ndërsa Marina ka postuar një video ku tregon disa taka në formë çokollate dhe shkruan "Mmm çokollata", pa e bërë të ditur vendin ku ndodhet mirëpo ky dyqan që ofron ëmbëlsira dhe çokollata në formë takash ndodhet pikërisht në Milano.
Dhe sipas këtyre detaje të vogla motrat Vjollca qenkan bashkë.
Nuk e dimë me siguri nëse me to ndodhet edhe Getoari apo dy motrat kanë zgjedhur ti shijojnë pushimet të vetme...