Para disa ditësh, Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të. Për moderatoren dhe këngëtaren ishte përgatitur një festë special e kuruar e gjitha në detaje. Lokacioni ishte Dhërmiu, ndërsa ishin të ftuar miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt.
Prania e Krenarit në festë ra në sy shumë pasi çifti prej vitesh janë bashkë, por preferojnë të mos e bëjnë lidhjen publike.
Portali "Panorama plus" bëri të ditur se sipas të pranishmëve, festën luksoze e pagoi Krenari, i cili kishte bërë të pamundurën për ta kënaqur Luanën.
Domethënë, surpriza e Krenarit për ditëlindjen e partneres ka qenë festa që u mbajt në Jalë, në të cilën Luana u kënaq shumë duke kënduar e kërcyer.