Prej disa javësh, Luana dhe Ermali janë dy moderatorët kundërshtarë të së shtunës mbrëma sepse emisionet e tyre jepen në të njejtën kohë prime-time. Meqë të dy luftojnë me njëri-tjetrin për të fituar audiencën, ata shpesh i hedhin kunja njëri-tjetrit publikisht në emision. Dhe “thumbi” i rradhës ishte nga Luana, e cila tha: “Çfarë do të shikonit të shtunën, Shiko Kush Luan apo...po Shiko Kush Luan Ditën e diel në YouTube. E çfarë mund të shikoni tjetër përveç se neve të shtunën”.
Publiku dhe të ftuarit kanë qeshur me këtë batutë dhe tani po presim si do reagojë Ermal Mamaqi pas kësaj batute.