Që futbolli dhe vajzat e bukura kanë shkuar gjithnjë mirë bashkë, këtë e kemi ditur, por nuk mund të jetë ky rasti i asaj që po mendoni.
Ajo që fshihet pas këtyre fotove, ka gjasa të jetë idea e ndonjë specialeje për ndeshjet që pritet të luhen në Francë në Qershor.
Një speciale që ndoshta do të na shuajë plot kureshtje profesionale për ekipin e Kombëtares tonë. Për realizimin e kësaj Luana dhe Loriku janë “bashkuar” në një fundjavë në Durrës ku edhe kanë bërë xhirimet.
Ky takim jo vetëm që do t’iu përcjellë informacionin e duhur tifozëve shqiptarë por edhe vetë Luana do të ketë përfituar duke marrë ndonjë leksion futbolli nga Kapiteni i Kombëtares.