Ajo ndihet mjaft krenare pranë tij.
Luana vazhdon të mundohet ta mbajë sa më private jetën e saj personale, konkretisht lidhjen me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj. Por çifti nuk mund t’i shpëtojnë ndonjë fotoje të shkrepur fshehurazi. E tillë është edhe kjo foto e bërë mbrëmjen e kaluar kur prezantuesja ishte e pranishme në një event kurorëzimi dashurie. Aty 26 vjeçarja shfaqet krah personit të saj të zemrës, më e lumtur se kurrë.