Pas përfundoi sezoni i emisionit “E Diell” Luana Vjollca menjëherë iu fut punës për projektin më të ri.
Ndërkohë që koleget dhe mikeshat e saj po i shfrytëzojnë këto ditë të nxehta për të shkuar në plazh apo pishina, Luana është mbyllur në studio nga ku do të nxjerrë edhe këngën më të re. Deri tani ajo numëron katër këngë të shoqëruara me klipe dhe nëpërmjet këtyre fotove paralajmëron për një projekt të pestë për të cilin nuk zbulon asgjë më shumë.
Nuk e dimë nëse do të vijë përsëri me një bashkëpunim apo solo, megjithatë e dimë që mes komplimentave nuk do të mungojnë as kritikat e shumta.
Në fillim 26 vjeçarja i kishte shumë problem këto të fundit por më pas mjaftoi që t’i sqaronte të gjithë duke thënë se ky ishte thjesht një pasion i saj dhe e bënte për qejf. Kështu që, ju që deri tani ishit frikësuar për një konkurente më shumë në tregun muzikor, bëni mirë të qetësoheni pas këtij sqarimi.