Në fillim menduam se bukuroshja bionde e Top Channel do të largohej nga ky televizion pas fjalëve që kishin nisur të qarkullonin së fundi se kishte marrë një ofertë më të mirë atje.
Udhëtimet e saj të shpeshta drejt Prishtinës dhe fotot e fundit të postuara nga ajo vetë ku shkruan vetëm një "coming soon" vetëm sa i përforconin këto hipoteza deri në momentin që zbuluam se nuk ishte e vërtetë. Luana këtë herë ndodhet në Kosovë thjesht për një set fotografik. Ajo që nuk dimë ende është se çfarë po paralajmërojnë këto foto të reja!