Motrat Luana dhe Marina Vjollca vazhdojnë të kenë një shkëndijë të vogël përplasjesh në rrjetet sociale dhe sidomos në Instagram.
Ditën e djeshme Luana ka postuar foto nga peizazhet turistike që ka vizituar ndërsa e motra e saj Marina e ka ngacmuar duke i thënë: “Shko edhe tek tre sheshirat ose tek 4 llullat. Zgjidhe vet!
Kaq ka dashur mesa duket për ta nxehur Luanën që mesa duket e ka shijuar shumë këtë vizitë dhe nuk i’a ka përtuar të motrës duke e degjeneruar paksa në publik.
“Ne instastory po ta publikoj historinë e këtij vendi, mëso diçka sa komenton budalliqe.”- ka shkruar Luana Vjollca në reagimin e saj.
Epo nuk thonë kot personat që zihen më shumë gjithashtu duhen shumë.