Pasi solli projektin e saj më të ri “Benzina”, Luana ka marrë pushimet dhe ka fluturuar në një vend bregdetar emrin e të cilit nuk e dimë ende. Edhe pse ka postuar foto e video të nxehta nga pishina, Luana deri më sot s’kishte postuar një foto nga plazhi dhe fansat e saj mezi e kanë pritur këtë moment. E pikërisht ky detaj shkon shumë me bluzën që ajo mban veshur në foton e postuar në profilin e saj në Instagram. “MOST WANTED”, ose “Më e kërkuara”, shkruhet në bluzën dhe në përshkrimin e fotos ku Luana duket shumë sensuale. Krahas komenteve të shumta të fansave, ka komentuar edhe i dashuri i saj Krenar Çoçaj.
“S’ka dyshime për këtë”, ka shkruar Krenari dhe ka vendosur një “raketë” emoji. Epo s’kishte si ta përshkruante më mirë.