Luana Vjollca është një nga femrat më seksi në vendin tonë dhe jo më kot gëzon një numër të madh ndjekësish, ku dje ka kaluar shifrën 900K. Ajo gjithmonë iu dhuron fansave të saj foto “HOT” e të njejtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar. Ajo ndodhet në Xhamajkë ku po shijon disa ditë pushimesh së bashku me çiftin e sapo martuar, Marina dhe Getoar Selimi.
Luana ka publikaur një foto ku duket super sensuale e veshur me një fustan të gjelbër i cili i nxjer në pah linjat e saj si një ‘Kardashiane’ e vërtetë por nuk mund të mos vihej re, komenti i Ermal Mamaqit.
“Yyyyyy yll shapkat lali. Ok ulu tani se do të të zërë ngërçi”, ka shkruar moderatori i njohur në foton e Luanës. Si nuk i la njëherë këto Ermali!