Luana Vjollca ka dhënë një nga lajmet më të mira të karrierës së saj.
Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur dhe një nga femrat më të ndjekura dhe pëlqyera shqiptare ka arritur të bëhet pjesë e gjigantit muzikor ‘’Sony Music’’.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja përmes rrjeteve sociale.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Tejet e lumtur të bëj të ditur se jam tashmë pjesë e industrisë së Sony Music”.
Në këtë sukses të lakmuar, Luana nuk ka harruar njeriun më të rëndësishëm në jetën e saj, nënën.
Postimin me foto me logo të Sony Music, Luana e ka përmbyllur me një mesazh për të:
“Mama, ja dola për të dyja ne”, ka shkruar Luana.
Ky dedikim vjen pasi edhe nëna e Luanës kishte ëndërr muzikën dhe ky sukses i së bijës është ëndërr e plotësuar edhe e saj.
Ndryshe Luana pritet që nesër me 18 qershor të lansojë projektin e saj më të ri muzikor, i cili sigurisht do të publikohet nën ombrellën e ‘’Sony Music’’.