Luana Vjollca ka zbuluar me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se do të rikthehet në ekranin e ‘Top Channel’ pas 1 muaji. Duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve ajo ka treguar se formati i ri, të cilin do të moderojë do të ketë me patjetër humor, sepse kjo është diçka që dëshiron t’ia përcjellë të gjithë teleshikuesve.
Më tej Luana ka shtuar se do të jetë një program ‘primetime’, i cili do të shfaqet në orën 21:00 të mbrëmjes. Me siguri pas këtyre të dhënave fansat e zjarrtë të moderatores janë duke e pritur me padurim rikthimin e saj në ekran, pasi ashtu siç kanë pohuar vetë ata, i ka munguar shumë.
Kujtojmë se ‘Top Channel’ ka prezantuar tashmë promon e programit më të ri, të quajtur ‘Take me out’, i cili mendohet të jetë dhe formati që i është besuar Vjollcës.