Kjo është hera e parë që shohim një fotot publike të Luanës duke u puthur në buzë!
Megjithatë nuk bëhet fjalë për të dashurin e saj, Krenar Cocaj, por vogëlushin Arbor. Bëhet fjalë për djaloshin e Bora Zemanit dhe dj Vin Veli, i cili ka mundur që t’i rrëmbejë një puthje moderatores bukuroshe. Ishte mamaja e tij Bora që ka nxjerrë këtë pamje të këndshme në një video që ka postuar në Insta story. Ajo i thotë vogëlushit që të puthë Luanën, dhe ky i fundit pasi ka “bërë pak të vështirin” ka pranuar në fund. Të shumtë do donin të ishin në vend të tij, por vlerën e kësaj puthjeje bukuroshi i vogël do ta kuptojë kur të rritet.