Luana Vjollca ka punuar për dy këngë të reja verore, që siç tregon janë aq të bukura sa i do fort. Por ka një problem dhe kjo është arsyeja pse nuk po i publikon.
Këngëtarja shkruan se gjërat që i do fort, dëshiron që t'i ruajë për vete prandaj nuk po vendos dot për t'i publikuar.
“I kam dy këngë verore që i dua shumë. T’i publikoj apo t’i ruaj? Po unë gjërat që i dua fort, i ruaj”, ka shkruar Luana .
Kujtojmë që Luana pak ditë më parë arriti të firmoste kontratë me Sony Music Industry, duke u bërë pjesë e kompanisë së njohur muzikore.