Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Luana Vjollca, është ndër më të ndjekurat në vendin tonë, me mbi 300 mijë ndjekës në instagram dhe më shumë në Facebook.
Vjollca ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut me format e saj seksi. Në profilin e saj në rrjetet sociale ajo poston të gjitha gjërat që bën si këngëtare, modele dhe showgirl. Por këtë herë ajo ka publikuar një dedikim mjaft të bukur që ka marrë nga fansat e saj. Në fotot që ka publikuarLuana shohim që ato i kanë dhëruar një ëmbëlsirë së bashku me një letër në të cilën shkruan, “E dashur Luana. Ne gjithmonë të duam dhe të mbështesim. Ti ke një vend shumë të madh në zemrën tonë. Me shumë dashuri Erisa dhe Elisa”. Kurse Luana shkruan, “Jam shumë me fat që kam fansat më të mirë në botë”.