Mbrëmjen e djeshme në ‘Shiko kush luan’ ka qenë i ftuar dhe kunati i Luanës, Getoar Selimi. Sigurisht që në këtë emision të ftuarit s’mund t’ju shpëtojnë pyetjeve me spec dhe një e tillë Getit iu bë nga Luana. Ajo e ka pyetur se kur do bëhet baba për herë të parë me motrën e saj.
"E dimë që je baba në skenë, por sot duam të dimë kur do bëhesh baba prej vërteti me motrën time?"
"Sa më shpejt të jetë e mundur", u përgjigj Geti duke shtuar se ai dhe Marina janë gati për të sjellë në jetë një fëmijë e për t'u bërë një familje.