INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana vendos një trend të ri për të gjitha vajzat  [FOTO]

Luana vendos një trend të ri për të gjitha vajzat [FOTO]

Publikuar më: 16:14 30-06-2016

Jemi në sezon veror dhe humbja në peshë mbetet një sfidë për shumë femra , por jo për Luana Vjollcën, misioni i së cilës është krejt tjetër.

Moderatorja, së fundi edhe këngëtarja, i ka vënë vetes një qëllim dhe duket se e ka marrë shumë seriozisht çështjen. Kurba e kalimit nga 49 kg në fillimet e saj në televizion, më pas në 60 dhe tani në 62, tregon qartë dëshirën e saj për të shtuar në peshë. “Vdes të shëndoshem” shkruan Luana mbi foton me peshoren që shënon masën 62 kg, duke vendosur kështu një trend të ri, atë të shtimit në peshë.

Por nuk është kaq e çuditshme sa duket për një vajzë që punon në televizion dhe që krahas dëshirës për ushqimin, ka edhe një pasion tjetër, palestrën. Ndaj, në rastin e Luanës, ajo është e lirë të hajë sa dhe çfarë të dojë, për sa kohë që gjithçka e konsumuar përkthehet në orë të gjata qëndrimi në palestër, rrjedhimisht edhe në muskuj.  Së paku kjo është ajo që shohim në videon e saj më të fundit ,“Ai”, një Luanë më në formë se kurrë, me linja që thërrasin “vëmendje” dhe që bëjnë të kthehen shumë koka!

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771