Luana Vjollca i habiti të gjithë së fundmi kur vendosi që të ndryshonte ngjyrën e flokëve nga bjonde në brune. Këngëtarja dhe prezantuesja, para disa ditësh bëri një ndryshim drastik në pamje, pasi u rikthye sërish në grupin e bruneve.
Por ajo nuk ishte e vendosur për transformimin e saj, pasi Luana kërkoi ndihmën e mbi 1 milion ndjekësve të saj për të vendosur për ngjyrën që do të mbajë dhe tani e ka vendosur. Luana është kthyer bionde e këtë na e tregoi me një foto në Instagram ndërkohë që shkroi: “Sweet apple pie”, ashtu siç preferon ta thërrasë veten, pra byrek me mollë.