Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu, nuk do jenë pjesë e kastit të aktorëve në filmin "Falko", të Bes Kallakut i cili pritet të serviret së shpejti për publikun.
Besi, i pyetur gjatë një interviste për emisionin "Edicioni Veror", në TV ABC, e ka mohuar këtë lajm i cili ka qarkulluar prej kohësh në mediat online.
"Do kisha dashur të ishin pjesë e kastit, por nuk janë",- është shprehur aktori.
Megjithatë Bleona Qereti do të jetë pjesë e filmit dhe bashkëpunimi me të ka qenë i jashtëzakonshëm sipas Besit:
“I dërgova skenarin dhe me shumë kënaqësi më tha që pranoj të jem pjesë e këtij projekti”.
Besi premtoi se do të jetë një komendi e jashtëzakonshme: “Brenda modestisë e them se do të jetë një nga komeditë më të bukura që është bërë nga vitet ‘90”.