Luana Vjollca duket se ka një impresion mjaft të madh nga pushimet në Maldive, ku edhe është shprehur se ‘nuk i ndahet shpirti nga ai vend’.
Moderatorja vazhdon të postojë foto nga ishulli ekzotik, pasi edhe ndjekësit e saj gjithmonë e më shumë i kërkojnë ato.
Në videon e fundit të shpërndarë në “Instagram-in” e saj, ku shfaqej duke ecur me një fustan të zi buzë detit ajo shkruante: “Ja ku e keni duke qenë se ju ka pëlqyer kaq shumë(fotoja paraardhëse).”
Ndërkohë, Ermal Mamaqi është personazhi, i cili nuk ka ndërmend ta lërë rehat Luanën dhe fotot nga pushimet.
“Dita e fundit”- shkruante Luana para largimit nga ishulli ekzotik dhe moderatori menjëherë kishte gati sarkazmën e tij: “Shyqyr se plasëm...”.
Tashmë ai është rikthyer sërish tek komentet e moderatores, kësaj radhe për t’ju përgjigjur një pyetje të drejtpërdrejtë:
“Si ishte e diela juaj” – pyeste Luana në përshkrimin e fotos dhe komenti i Ermali-t:
“'Mirë ç’ka edhe ne mbahemi. Rrofsh që pyete. Si ishte rrjeta?’”
Ngacmimit të Ermal Mamaqit, moderatorja i’a ka kthyer gjithashtu me një pyetje:
‘Të ka marrë malli me u gric me mua?’. Duket e midis dy moderatorëve ka një miqësi të veçantë dhe nuk mund të mohohet fakti që ky shkëmbim i komenteve na bëri goxha për të qeshur.