Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.
Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është fotografuar krah të dashurit të saj Krenar Qoqajt, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Megjithëse dyshja e ka mohur disa herë lidhjen dhe se kanë konfirmuar asnjëherë romancën e tyre, kjo fotografi flet sa një mijë fjalë.
Ata të dy janë fotografuar nga ‘Prive’, ndërkohë po kremtonin bashkë në kishë Krishtlindjet.
Lidhja e tyre po ashtu dëshmon edhe tolerancën ndërfetare që kanë shqiptarët, meqenëse Luana i takon besimit islam kurse Krenari atij katolik.