INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca flet për herë të parë për humbjen e babait dhe tregon frymëzimin e saj më të madh! [FOTO]

Luana Vjollca flet për herë të parë për humbjen e babait dhe tregon frymëzimin e saj më të madh! [FOTO]

Publikuar më: 13:27 25-09-2019

Luana Vjollca është padiskutim një ndër femrat më të suksesshme në showbizzin shqiptar dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti që ka fituar. Luanën e kemi parë në shumë disiplina të ndryshme, si këngëtare, moderatore, kërcimtare dhe duhet ta pranojmë që ka shkëlqyer në të gjitha. Së fundmi Luana ka dhënë një intervistë për “Global Ëoman” ku është pyetur për një temë shumë të vështirë, humbjen e babait të saj.

“Ju keni humbur babain kur ishit shumë e vogël dhe nëna juaj ju ka rritur dhe është kujdesur për mirëqenien tuaj. Cila është marrëdhënia që keni me të”,-ka qenë pyetja në intervistë.

“Të flas për mamin është praktikisht gjëja më frymëzuese dhe më e vështirë në të njëjtën kohë. Kjo është një temë që më pëlqen ta trajtoj dhe gjithmonë kam qenë fanatike, por duke qenë se Global Ëoman është e përqëndruar tek gratë, nuk ka moment më të mirë për të promovuar fuqinë femërore dhe sa e mrekullueshme është ajo për të përballur të gjitha sfidat në jetë. Unë kam qenë një foshnje, 11 muajshe kur babai im ndërroi jetë. Unë jam rritur mrekullisht mirë, duke mos na munguar asgjë, pafundësisht të lumtura dhe me këmbë në tokë. E gjitha kjo falë një heroine, e cila diti si ta menaxhonte situatën dhe kishte forcën të mos hiqte dorë. Kur mendoj për jetën e mamit dhe vështirësitë për të na rritur e vetme 4 vajza, them se gjithçka që bëjmë sot është kaq e vogël në krahasim me punën e saj. Është një krahasim i thjeshtë. Definitivisht mami është frymëzimi më i madh i jetës time, forca më e madhe dhe modeli më i mirë i jetës”,-është shprehur Luana.

anna.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658