Fundjava është një nga periudhat më të këndshme të javës ku pas 5 ditëve të lodhshme duke u marrë me punë të gjithë përpiqen të gjejnë mundësinë më të mirë për të kaluar momentet e relaksit.
Dikush në dalje me miqtë, dikush në dreka dhe darka familjare por ka edhe nga ata që të dielën e preferojnë për t'u stërvitur në natyrë.
Një rast i tillë është edhe ai i Luana Vjollcës dhe këtë e themi pasi moderatorja na ka treguar se ka vendosur të dali për vrap ditën e sotme në Tiranë.
Ndërsa ka publikuar një foto në Instagram teksa duket e veshur sportive me streçe që nxjerrin në pah anën më të mirë të Luanës që janë të pasmet, moderatorja shkruan në foto një koment e frymëzuar nga vargjet e poetit të madh, Naim Frashëri: “O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Where do you guys live?”.
Nga kjo pozë mesa duket fansat janë harbuar fare dhe nuk kanë nguruar ta komplimentojnë Luanën për format e saj.
Ndiqni disa nga komentet e fansave në fotot e mëposhtme...