INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca 'injoron' sfidën 10 vjeçare që ka pushtuar Internetin? Ka një arsye të mirë përse nuk duhet t'a bëjë [FOTO]

Luana Vjollca 'injoron' sfidën 10 vjeçare që ka pushtuar Internetin? Ka një arsye të mirë përse nuk duhet t'a bëjë [FOTO]

Publikuar më: 13:58 17-01-2019

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura dhe më të përfolura në showbizz.

Moderatorja është ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale dhe çdo lëvizje e saj apo foto kthehen në tituj rozë.

Po përsa i përket look-ut moderatorja shpesh herë është kritikuar për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë gjatë viteve të fundit.

E ndërkohë në rrjet po bën xhiron sfida "10 year challenge" ku njerëzit e thjeshtë por dhe VIP-at postojnë fotot e tyre se si kanë ndryshuar në 10 vite dhe sigurisht interesi është më i madh tek këta të fundit.

Teksa e shohim Luanën mjaft të kujdesshme me pamjen e saj apo me fotot që vendos të ndajë me ndjekësit, a do të postonte ajo një foto të 10 viteve më parë?

Ka një asrye shumë të mirë përse Luana nuk ka nevojë t'i shmanget, të paktën kështu mendojmë ne. 

Është e pashmangshme që vitet dhe mosha bëjnë të vetën dhe asnjë prej nesh nuk duket ekzaktësisht si 10 vite më parë. 

Për disa ndryshimet janë më të  vogla e për disa më drastike, por është e pamohueshme që në mos diçka e madhe, detajet ndryshojnë përgjatë një dekade, e cila është një periudhe jo pak e vogël.

Ndonëse në mediat rozë apo shumë  komentues, kanë dëshirën të tregojnë gjithmonë e më shumë defektet apo dhe të shkruajnë se si personazhe të ndryshme, pësojnë ndryshime drastike për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale, në fund të ditës, a nuk do të bënte secili prej nesh të njëjtën gjë nëse do të kishte mundësitë, për të ndryshuar diçka që nuk i pëlqen tek vetja? 

Sigurisht që shumë njerëz mund të thonë që çdo 'defekt' na bën unik dhe duhet t'a duam veten ashtu si kemi lindur, por sërish kemi qeshur me fotot tona të para 10 viteve, ndoshta me stilin e veshjes, ndoshta me mënyrën se si bënim grimin, ndoshta me stilin e flokëve dhe ndihemi më të lumtur për një pamje më të këndshme që kemi tani dhe për gjërat që kemi ndryshuar tek vetja. 

A nuk është dhe kjo një mënyrë për t'ju larguar të qëndruarit "ashtu si na ka bërë natyra" dhe një mënyrë për t'ju afruar një pamjeje që mendojmë se është më ideale? 

Është po aq "ok" ta duash veten po aq sa dhe të duash që gjithmonë e më shumë të zbulosh se sa gjëra mund të përmirësosh apo dhe të investosh tek vetja për t'u ndjerë më mirë.

Disa njerëz, si VIP-at ndoshta kanë më tepër mundësi të investojnë më shumë dhe disa të tjerë kanë mundësi të investojnë më pak, por pësojnë ndryshime me hapa të vegjël. 

Nëse synimi është që të ndihesh më mirë me veten, kush i shkroi rregullat që t'a përqafosh veten ashtu si ta ka bërë natyra është më e drejtë se të shfrytëzosh platformat që mundëson një grim më i mirë apo një ndërhyrje kirurgjikale? 

Prandaj nëse do të donim dikë të shihnim në "10 year challenge"' do të ishte dhe Luana Vjollca, jo vetëm që do të ishte një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se një investim tek vetja dhe në pamje, nuk është aq skandaloz sa duket, por një mënyrë për të thënë se në fakt duhet t'a përqfojmë veten në çdo stad të jetës. 

 

luan_vjollca_1.jpg

luana22.jpg

luana3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.018828868865967