Luana Vjollca gjatë pushimeve të saj në Maldive nuk ka qenë kurrë vetëm. Përveç partnerit të shumë diskutuar dhe që ajo kurrë nuk na e zbuloi, shtypi rozë gjithashtu ka pasur vëmendje maksimale tek pushimet e moderatores.
Nga detajet më të vogla dhe deri tek komentet e ndryshme të shumë personazheve të famshëm, Luana na bëri të harrojmë për disa javë dimrin në Shqipëri.
Dhe tashmë mesa duket pushimeve përrallore në Maldive i ka ardhur fundi dhe Luana do të fillojë sërish punën. “Dita e fundit” shkruante moderatorja në përshkrimin e fotos dhe ne të, intv.al nuk mund të na shpëtonte edhe komenti “ironik” i Ermal Mamaqit.
“Aman shyqyr.... se plasëm” – ishte komenti i tij që mesa duket i referohet faktit se të gjithë po flisnin për pushimet e saj në Maldive.