Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca është një ndër femrat më të suksesshme të ekranit. Para pak javësh, ajo ka nisur me drejtimin e emisionit të saj ‘Shiko kush luan’, që pëlqehet shumë nga publiku dhe ka thyer disa rekorde shikueshmërie pasi është kthyer në “trending” numër 1 në disa shtete të botës si Maqedonia e Veriut, Turqi, Arabi, Gjermani.
Por nuk mjafton me kaq, pasi tashmë Luana është kopjuar dhe nga moderatorja e njohur serbe Marija Kilibarda. Aktore dhe njëkohësisht moderatore e disa spektakleve, këtë puntatë të fundit të formatit që drejton aktualisht Marija kishte zgjedhur të paraqitej me një ‘look’ të ngjashëm si ai i Luanës të shtunën që lamë pas, ashtu siç vuri re news31.al.