Karriera muzikore e Luana Vjollcës po ecën me hapa shumë të suksesshëm dhe më serioze se kurrë. Sezonet e kaluara verore e kemi parë të zënë me shumë koncerte të ndryshme në trevat shqiptare. Por ç’ndodhi këtë verë 2021?
Të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë rreth koncerteve të Luanës për këtë sezon, sidomos fansat e saj, #LuanaTor, të cilët nuk janë të paktë në numër.
Në një bashkëbisedim me ta Luana ka treguar se këtë verë nuk do e shohim shumë në koncerte, pasi po punon për një projekt mjaft të madh.
“Më mungoni shumë dhe do doja shumë t’ju shihja në çdo qytet, por i kam pezulluar të gjitha koncertet sepse po punoj mbi diçka të madhe që vjen me shpresë sa më shpejt!!!”, shihet të shkruajë Luana në mezashin dërguar fansave të saj.
Si duket planet janë për televizionin, pasi shumë shpejt fillon sezoni i ri, ndërsa përsa i përket lançimit të projekteve muzikore, Luana ka surpriza. Ajo vetë zbuloi se ka gati dy projekte, por as ajo nuk e ka vendosur nëse do lançohen shumë shpejt. Madje mendohet se do të vije edhe me bashkëpunime ndërkombëtare siç u fol ai mes “El Chino”, ylli i muzikës latine, njëkohësisht DJ zyrtar i artitstit Pitbull.
Epo ne jemi në pritje!!!