IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Luana Vjollca ka një mesazh të rëndësishëm: Le të mos harrojmë ata që na ndihmuan, ndërsa ngjisim shkallët e suksesit!

Luana Vjollca ka një mesazh të rëndësishëm: Le të mos harrojmë ata që na ndihmuan, ndërsa ngjisim shkallët e suksesit!

Publikuar më: 23:17 19-05-2025

Prime i të henës mbrëma në Ferma Vip nisi plot dinamikë. Moderatorja e spektaklit të preferuar të shqiptarëve Luana Vjollca sërish hapi spektaklin me një mesazh mjaft të rëndësishëm.

“Edhe këtë të hënë do të flasim për dinamikat që kanë krijuar ata të dhjetë…! Duket sikur po pakesohen, por kjo është e pashmangshme, sepse, në fund të fundit, kjo është një garë! Dhe në garë, vetëm njëri fiton!

Në fakt, gjatë këtij rrugëtimi, duke parë nga afër mundin e secilit prej tyre, mendoj se ky kast VIP-ash ka rrëmbyer një fitore kolektive. Vetëm shpërblimi i fituesit në fund do të jetë ajo që i ndan.

Unë, personalisht, gjithmonë kam zgjedhur t’i ndaj fitoret me ata që më rrethojnë. Le të mos harrojmë ata që na ndihmuan, ndërsa ngjisim shkallët e suksesit.”, përfundoi Luana.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003554105758667