Luana Vjollca është një ndër moderatoret më seksi shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku, por siç duket edhe ajo i do shumë ata. Luana komunikon shpesh me ndjekësit në Instagram ku i falënderon shpesh, por këtë herë i ka pyetur për diçka që ka të bëjë me pamjen e saj.
Moderatorja tregon se e ka menduar një lloj ndryshimi të fortë, dhe përmes një postimi ku shihet duke lyer flokët pyet nëse do të jetë brune apo bjonde. Me pak fjalë, kërkon të testojë opinionin. E kishim harruar si ka qenë brune sepse bjondja në fakt i shkon shumë.