Emrat e tyre janë lakuar shpesh në mediat rozë, por tashmë s’ka dyshime se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë me të vërtetë në një lidhje.
Krenari nuk është një emër i panjohur si në botën e showbizit ashtu edhe në atë të biznesit. Pasi çifti në fjalë janë kapur mat nëpër rrugët e kryeqytetit dhe duke bërë shopping në Amsterdam, tashmë janë fotografuar në një mbremje mes miqsh në një restorant në Durrës, siç duket nga fotot e siguruara nga newsbomb.al.
Në foto duket Luana duke kërcyer para të dashurit të saj, ndërkohë që ai s’ia ndan sytë dhe e duartroket. Ata duken shumë të lumtur, dhe mësohet se gjatë gjithë mbrëmjes janë parë pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur dhe duke biseduar.
Mesa duket moderatorja seksi ka kaluar një mbrëmje mjaft të këndshme.