Emrat e tyre lakoheshin shpesh nëpër mediat rozë.
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë vërtet në një lidhje dhe këtë e vërtetojnë këto foto të siguara nga Who. Çifti është kapur mat dhe shfaqen nëpër rrugët e kryeqytetit teksa drejtohen tek njëri ndër restorantet aty afër. Tashmë mund t’i kthehet përgjigje edhe pyetjes se me kë ishte Luana në Santorini dhe më pas në Punta Cana. Krenari nuk është një emër i panjohur si në botën e showbizit ashtu edhe në atë të biznesit. Ai u përfol shpesh për lidhjen afatgjatë me këngëtaren Dafina Zeqiri, pasi bënte edhe menaxherin e saj. Ndërsa tani ndodhet në krah të një prej vajzave më seksi, Luanës.