Bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Bujar Qamilin me titull “Mi the flakë mallit tim” është pritur goxha mirë nga publiku dhe tashmë ka 5.9 milionë views në YouTube.
Luana mesa duket ka në plan të sjellë një tjetër realizim muzikor dhe këtë herë ka gjasa që të jetë në bashkëpunim me Hermes Nikën.
Të paktën këtë ka rrëfyer Zogu i Tiranës sot në emisionin “Ditë e re” ku tregoi dëshirën e tij për të eksperimentuar në botën muzikore.
I pyetur nëse do të bëjë një bashkëpunim me Luana Vjollcën, Hermesi tha: “Pritet së shpejti. Kam pasur shumë kërkesa. Kënga e Luanës me Bujarin është hit”.
A do të ndodhë me të vërtet ky bashkëpunim? Asnjëherë nuk i dihet, na mbetet vetëm të presim./intv.al/