Një ndër të ftuarit e puntatës së shkuar në “Shiko kush luan”, ishte edhe deputeti i njohur, Milaim Zeka. Ai gjithmonë ka treguar simpati të veçantë për moderatoren e njohur, Luana Vjollca, të cilës që në fillim të programit i ka bërë një ftesë të hapur për në politikë.
“Meqënëse Edi Rama ka një ministër nga Kosova në kabinetin e tij me zgjedhjet e reja në Kosovë do të ftoj ty si ministreshë”, u shpreh Zeka.
Duke e falenderuar për këtë ofertë, Luana e refuzoi duke thënë se nuk ka ndërmend të merret me politikë. Madje moderatorja shprehet se nuk e di më se çfarë i ka mbetur pa bërë pasi i ka bërë të gjitha.