Luana tashmë është një nga seks-simbolet e ekraneve shqiptare e cila përveç bukurisë na ka treguar se di të jetë e suksesshme në programet televizive që ka zhvilluar.
E njohur për format e saj të rrumbullakosura që nuk ngatërrohen lehtë, Luana këtë herë na vjen krejt ndryshe.
Ndoshta ju duket e habitshme se si një vajzë që kujdeset vazhdimisht për pamjen e saj të jashtme, e dhënë pas udhëtimeve dhe pushimeve të shtrenjta, e mbyll mbrëmjen e saj duke lexuar një libër.
Dhe pikërisht Luana Vjollca na e ka treguar diçka të tillë përmes një postimi në instastory, Luana u thotë të gjithë fansave të saj “natën e mirë”, ndërsa poston dy faqe libri që mban në dorë.