Luana Vjollca ka bërë një ndryshim drastik në look-un e saj, duke u kthyer në krejtësisht brune. Prej vitesh ajo ka mbajtur flokët biond, por siç duket bukuroshja e “Shiko kush luan” ka vendsour të godasë me një imazh krejtësisht ndryshe nga ai që ishim mësuar ta shohim sëfundmi.
Fansat u ndanë në dy grupe, disa e pëlqyen pamjen e Luanës, ndërsa të tjerë jo. E siç duket ndoshta Luana është penduar dhe tani është në dilemë, t'i mbajë flokët e zeza apo të kthehet bjonde.
Moderatorja ka kërkuar ndihmën e fansave duke postuar në Instastory dy foto, në njërën me flokët bjonde e në tjetrën me flokët e zeza e duke vendosur dy alternativat, bjonde apo brune.