Luana Vjollca poston foton e çuditshme, shihni komentin e stilistit Niko Komani [FOTO]
Luana Vjollca sapo ka shkaktuar të qeshura tek të gjithë me postimin e fundit. E veshur stil dhe e kuruar në detaje për eventin prive që mbajti Elvana Gjata, moderatorja publikoi në rrjetin social Instagram një foto mjaft ‘funny’. Fustani e tregonte mjaft seksi dhe ‘class’ por si duket Luana nuk ka mundur pa e postuar foton ku shihet duke qeshur brenda në vaskë. Nuk dihet nëse ka qenë para apo pas eventit por si duket kjo foto i ka pëlqyer tej mase edhe stilistit të njohur, Niko Komani. Ai e cilëson Vjollcën si “dritë” ndërsa kjo e fundit ja kthen duke e quajtur “yll”.
Ehh, normal që Luana do e postonte këtë foto, pasi vërtet duket në super formë, pavarësisht vendit ku ndodhet./intv.al/