Luana Vjollca ka publikuar pjesën e dytë të projektit “Thuaje”, ku ka rrëfyer për herë të parë traumën e jetës, të cilën nuk e ka bërë kurrë publike. Luana ka rrëfyer se si një fans ‘i çmendur’ i cili e përndiqte ka tentuar të bëjë diçka më shumë se sa një ‘fans’. Luana është shprehur se atë mbrëmje ka arritur të shpëtojë, por tentative e fansit ka mjaftuar që kjo t’i lerë shenjë dhe plagë në të gjithë jetën.
“Jam e frikësuar sepse kam pasur pesë raste në 15 vite. Njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë por mua më ka lënë një plagë. Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë që sot kam nga njerëz që më përndjekin. Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë por është tentuar që të më…Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj por kur imagjinoj se ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë. Ajo që më bën të vuaj është sepse unë kalova në një traumë pa e përjetuar ndërkohë që ka njerëz që e përjetojnë”, deklaroi Luana.