Ajo e nisi karrierën televizive si velinë, për të vazhduar më pas si moderatore edhe si këngëtare.
Ky ‘shndërrim’ i fundit i saj nuk u mirëprit, mirëpo kjo nuk e ndaloi Luanën që të vazhdojë me projektet e reja. Madje ka ndërmend që të rivijë edhe më fuqishëm në muzikë.
Në një interistë të dhënë së fundmi për revistën online ONN, ka treguar për planet e saj rreth muzikës, duke thënë se po pret që këtë verë, këngët e saj do të pëlqehen nga audienca.
“Pres që të lançoj dy këngë shumë shpejt dhe të dyja janë bashkëpunime. Kam pritje të mëdha se do bëhen hite vere. Për momentin jam e fokusuar në muzikën time, pasi që nuk po drejtoj asnjë shfaqje televizive”.