Luana Vjollca është padiskutim një nga moderatoret më të dashura dhe më të komentuara. Shpeshherë ajo vihet në fokus të mediave rozë për pamjen e saj të jashtme.
Luana është shumë aktive në rrjetet sociale ku i mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni, ndërkohë që ditën e sotme ka postuar një video të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram. Ajo shfaqet pa make-up, me flokët e kapura dhe me një kanotierë të zezë.
“E dielë e lumtur, më në fund pushim dhe pa pikë grimi”, shkruan moderatorja. Luana mori shumë komplimente nga fansat të cilët i thonin se është e vetmja që guxon dhe poston video pa grim, por sigurisht që nuk mund të mungonin edhe kritikët.
Disa prej tyre kanë vënë re se vetullat e moderatores janë pak të shkurtra dhe nuk kanë hezituar t’i komentojnë.