INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca shkëlqen me këtë 'look', por nuk prisnim këtë REAGIM nga Dafina Zeqiri!

Luana Vjollca shkëlqen me këtë 'look', por nuk prisnim këtë REAGIM nga Dafina Zeqiri!

Publikuar më: 18:35 23-01-2021

Edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë në mënyrë direkte, indirekt shumë e kanë kuptuar që Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë në një lidhje. Janë fotografuar aq herë bashkë, saqë po t’i përmendim të gjitha rastet, duhet një artikull shumë i gjatë.

Mirëpo që të gjithë e dimë që Krenari dikur ka patur një romancë me këngëtaren e njohur Dafina Zeqirin dhe dashur pa dashur, fansave iu është krijuar përshtypja sikur Luana dhe Dafina nuk gëzojnë ndonjë raport të mirë miqësor.

Këto mendime janë përforcuar për faktin se këngëtarja s’ka qenë asnjëherë e ftuar në emisionin e Luanës, ku në 4 sezone, personazhet publike që s’kanë marrë pjesë në këtë emision numërohen me gishtat e dorës.

 

Nga ana e Luanës kemi parë që nuk ka asnjë problem madje në program në sfidën “Paintball” fotoja e Dafinës nuk ka munguar kur është dashur si edhe këngët janë luajtur në momentet kur fotoja e këngëtares “qëllohet”, një nga rastet ka qenë kur moderatori Labinot Gashi zgjodhi Dafinën si artisten më të mirë që kemi në tregun shqiptar.

Mirëpo një reagim të Dafinës ndaj moderatores nuk e kishim parë më herët. inlife.al ju tregon se këngëtarja së fundmi pëlqyer një foto të Luana Vjollcës me look-un e mbrëmjes të së shtunës në “Shiko Kush LUAN”.

5f14d94e-5dde-4090-9814-e58dc2085098.jpg

Epo nuk ka faj Dafina që Luana dukej një luaneshë e vërtetë sot siç ishte edhe komenti i saj për veten në foton që Bytyqi publikoi në profilin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043549537658691