Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo gjë që poston komentohen nga fansat. Jo rrallë herë ajo publikon foto pjatash dhe ushqimesh dhe të njejtën gjë ka bërë së fundmi. Moderatorja bukuroshe ka postuar një tepsi me fli dhe emoji që ka përdorur na le të kuptojmë se ajo e dashuron atë. Nuk është e vetmja në fakt, sepse me të parë foton, po na lëshon goja lëng.
Por le të kthehemi te thashethemet që kanë qarkulluar këto ditë lidhur me një shtatzëni të mundshme të Luanës. Në një nga fotot e postuar në Instagram, ajo ka vendosur një emoji zemër te barku i saj, duke hedhur në këtë mënyrë dyshime.
Por Luana tashmë i ka hedhur poshtë në mënyrë indirekte këto dyshime, pasi mesa duket kilogramët e Luanës e kanë emrin “fli” dhe brumëra.