Është fakt tashmë që Luana Vjollcën e duan shumë dhe nga dita në ditë, fama e saj vjen në rritje, jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve.
Jo rrallë herë është bërë pjesë e revistave të njohura ndërkombëtarë apo ka tërhequr vëmendjen e personazheve të njohur dhe e njëjta gjë ka ndodhur sërish.
Mirëpo pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj dhe emisionit “Shiko Kush Luan”, këtë herë Luana mori një tjetër kupë në raftin e saj.
YouTube i ka dërguar moderatorës “medaljen” e çertifikimit të kanalit të saj me mbi 100 mijë ndjekës në YouTube dhe këtë ia ka dedikuar “After Party”, që ka rezultuar një sukses i vërtetë çdo ditë me intervista me personazhet VIP që janë të ftuar në emisionin e saj.
“Shumë e lumtur që tek cepi i dedikuar i kupave në shtëpinë time të shtoj këtë “medalje” nga YouTube. Meritat i shkojnë "After Party" që me suksesin e tij kemi arritur të kemi 100.000 Subscribers në kanalin official “Luana Vjollca””, – shkruan moderatorja në Instagram.
Më poshtë mund të shihni intervistën e Luanës në "After Party"-n e saj në YouTube.